Xhensila thyen heshtjen, tregon për herë të parë pse u divorcua nga Bes Kallaku

Për herë të parë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka folur për ndarjen nga bashkëshorti, aktori Bes Kallaku. Xhensila tregoi për Arbana Osmanin se përse e mori vendimin për t’u ndarë. Xhensila thotë se raporti me Besin kishte vite që ishte në krizë edhe në mënyrë që fëmijët e saj të kishin qetësi në të ardhmen, vendosi që të kërkojë divorcin.

“Ka disa vite që ishim përpjekur të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë me dëshirën për të mos i dhënë fund. Por kriza ka gjithmonë në çift. Ne nuk e kishim ndarë akoma nëse donim të ishim ndarë apo bashkë. Por mendoj se në çdo marrëdhënie kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur në marrëdhënie ka debate, bëhet toksike. Bëhet e dëmshme për mua, fëmijët, edhe për të. Kështu unë mora vendimin për t’u ndarë. Në çift duhet bashkëpunim, duhet punë nga dy partnerët. Kam kuptuar që nuk duhet të luftojë veç njëra palë, por nga të dyja. Ishte një vendim i marrë nga unë. Më duhej mua ta bëja si hap pasi nuk shihja asnjë mundësi tjetër. Nuk është i lehtë divorci. Disa hapa sado e vështirë të jetë, duhet gjetur guximi për t’i marrë. Unë e gjeta forcën te fëmijët e mi, sepse doja që në të ardhmen fëmijët të kishin qetësi. Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por unë nuk e ndryshoj dot boten, nuk e ndryshoj dot mendësinë e tyre.”, thotë Xhensila.