Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Korçë.
Mësohet se 31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi, rreth orës 17:00 kur ish-bashkëshorti, Bledar Trëndafili e ka ndaluar pak metra larg shtëpisë duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën, raporton abcnews.al.
Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit edhe pse çifti ishte në proces divorci. 31-vjeçarja nuk ka pasur urdhër mbrojtje.
Pritet që dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve, të zbardhin më tej nëse ka pasur kërcënime apo përndjekje të tjera nga ish-bashkëshorti.
Tashmë gjendja e Melisa Trëndafilit është rënduar dhe ajo është dërguar drejt Repartit te Djegies ne QSUT.
Çifti ishin në proces divorci dhe e reja gjatë kësaj periudhe jetonte me të ëmën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjeç.