Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë i ka dërguar ftesë ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Halitit.
Burime të besuara të Gazetës Sinjalit kanë bërë të ditur se Xhavit Haliti është ftuar për intervistë, por që ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nuk dëshiron ta bëjë publike ftesën e tij.
Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktoj me Halitin, por ai nuk ka pranuar të flas për këtë çështje.
I pyetur nëse është ftuar nga Gjykata Speciale ai ka thënë vetëm “Hajt Tung” dhe e ka mbyllur telefonin.
Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së si dhe pjesë e shtabit të përgjithshëm.