Xhavit Elshani është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Lajmin për ftesën nga kjo gjykatë e ka bërë Elshani në rrjetin e tij social ‘Facebook’.
Elshani është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa ka shkruar se ftesën e ka marrë fizikisht nga dy zyrtarë të tribunalit të Hagës gjatë ditës së djeshme.
Ai ka shtuar se është i bindur se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e domosdoshme, kurse do të dëshmoj në gjykatë për pastërtinë e saj.
“Desha të njoftoj opinionin, miqtë, shokët dhe bashkëluftëtaret se sot më datë 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marr ftesë për tu paraqit në Hagë në cilësinë e dëshmitarit! Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës! I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigrojë. Do të dëshmoj për pastërtinë e saj si e vetmja rrugë për lirin e Kosovës!”, ka shkruar Elshani.