Nesër, Xhamia e Klinës ka organizuar dhurimin vullnetarë të gjakut nga të gjithë ata persona që gëzojnë shëndet të mirë.
Kjo iniciativva ka për qëllim që tu dilet në ndihmë të gjithë personave të sëmurë dhe të lënduarve në spitalet tona, transmeton Klina.Info.
Njoftimi i plotë i kryeimamit të xhamisë, Blerim Musliu:
Dhuro gjak!
Kur ne dhurojmë gjak, nuk brengosemi më pas se kush mund të jetë përfituesi i tij, sepse këtë veprim e bëjmë vetëm për hir të Zotit dhe vetëm prej Tij presim shpërblimin.
Gjakun tonë mund ta marrë edhe dikush që nuk pajtohemi me të. E nëse gjakun ua japim të tillëve, përse vallë mos të na shërbejë ky si mësim që t’u japim atyre një buzëqeshje, një fjalë të mirë, të cilat nuk “shpëtojnë jetë”, por e zbukurojnë atë.