Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, së bashku me Bashkimin dhe Shkëlzenin, iu bashkua Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për të shënuar 35-vjetorin e themelimit të partisë.
Në këtë ditë të rëndësishme, ata zhvilluan homazhe pranë varrit të Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke nderuar figurën e tij si liderin që drejtoi lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci, transmeton Klina.info.
“LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Sot, ashtu si atëherë, mbetet një krijesë politike e lindur nga gjiri i popullit dhe përfaqëson shpresën për ndryshim,” u shpreh Tahiri gjatë aktivitetit.
“LDK-ja, nën drejtimin e figurave të shquara si Presidenti Ibrahim Rugova, ka qenë gjithmonë në ballë të kauzave që përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Ky 35-vjetor na kujton përgjegjësinë që kemi për të çuar përpara këtë trashëgimi dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë,” shtoi ai.