Kryetari i Degës së VV-së në Klinë, Xhafer Berisha përmes një postimi në FB ka thënë se janë të mirëpritur nga qytetarët e kësaj komune teksa është i bindur se do të dalin fitimtar edhe në zgjedhjet lokale.
Ky është postimi i plotë:
Në çdo lagje, në çdo fshat, kudo që shkojmë, këdo që takojmë na mirëpresin, na urojn fitoren dhe formimin e Qeverisë.
Qytetarët e Klinës të entuziazmuar presin me padurim Tetorin e këtij viti.
Ne nuk do ndalojmë deri në fitoren e radhës, së bashku me Qytetarët e Klinës.
VVAZHDOJMË.