Xhafer Berisha mobilizon aktivistë e anëtarë të VV-së në Klinë: Fryma e fitores po ndihet kudo!

Sot zyrtarisht u hap fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit.

Mobilizim të menjëhershëm tregoi edhe Vetëvendosje, Dega në Klinë, gjegjësisht kryetari i kësaj dege, Xhafer Berisha, njëherit kandidat për deputet.

Ai ndër të tjera ka thënë se fryma e fitores po ndihet kudo.
Ky është postimi i plotë i Berishës në FB:
Na priftë e mbara!
Sot hapëm zyrtarisht fushatën zgjedhore për Referendum.
Në këtë datë, bashkë me aktiviste e aktivistë marshuam në Klinë.
Fryma e fitores është kudo, në secilin qytet, fshat e lagje. Kësaj fryme po i prijnë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me programin qeverisës #KREJTdheDREJT
#127
#xhaferberisha93