Xhafer Berisha, është kandidati nga Klina, i cili do të jetë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 14 Shkurt.Shkruan Klina info
I nominuari, i cili është edhe Kryetar i Qendrës së VV-së në këtë komunë, ka nisur mobilizimin dhe takimet me qytetarët dhe simpatizantët e partisë.
Ai sot u prit nga banorët e fshatit Volljak, nga edhe vjen.
Ai mori besimin e tyre, teksa u premtoi se bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, do të jetë përherë afër tyre, ashtu si edhe afër çdo qytetari pa dallim ngjyrosje politike.
Berisha në listën e VV-së, mbanë numrin 93./Kl8na.info/