Xhafer Berisha i njofton qytetarët me biografinë e kolegëve të tij që janë në garë për deputet

Xhafer Berisha, kandidati për deputet nga radhët e VV-së nga Klina, po vazhdon intensivisht fushatën e tij, e këtë po e bën duke qëndruar dhe u takuar drejtpërdrejtë më qytetarët.

Sot ai ka shpërndarë edhe fletushka me biografitë e kolegëve të tij të cilët janë kandidat për deputet.

Ai potencoi se gruaja duhet mbështetur, duke thënë se VV është pro barazisë gjinore.

Ky është postimi i Lëvizjes Vetëvendosje-dega në Klinë:

Sot, kandidati ynë për deputet, Xhafer Berisha, ka shpërndarë fletushka me biografitë e kolegeve, që janë kandidate për deputete nga lista e VETËVENDOSJE!-s.
Gratë duhet mbështetur në secilën sferë të shoqërisë e më së shumti në institucionet shtetërore, ngase aty ka nevojë më së shumti për to. Për barazi gjinore Lëvizja VETËVENDOSJE! është angazhuar dhe ka kontribuar gjithmonë e me ardhjen e qeverisë #Kurti2 ky angazhim e kontribut vetëm se do të rritet.
#KREJTdheDREJT
#LëvizjaVETËVENDOSJE127