Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është shprehur shumë i lumtur pas fitores ndaj Sevillas.
Blaugranasit triumfuan me golin e shënuar nga Pedri, që mjaftoi në fund për duelin që përcaktoi se kush do të renditej pas Real Madridit.
“Nuk mund ta besoja që nuk po fitonim, ne e meritonim por gjithmonë kishte një këmbë të një lojtari të Sevillas”, deklaroi Xavi. “Sot mundëm një super skuadër, një nga ato që ju i quani “të mëdhenjtë”, ne mundëm një tjetër të madhe”.
Ai theksoi se “është një fitore me gjashtë pikw, që na tregon se ku jemi”, duke shtuar për ndeshjen se “në përgjithësi ishim superiorë, krijuam shumë raste, por portieri Bono ishte shumë i mirë. Ata janë skuadra më e mirë mbrojtëse në La Liga dhe kishin humbur vetëm dy ndeshje”.
Në lidhje me golin e Pedrit, Xavi u shpreh: “Personalisht e inkurajoj që të gjuajë sepse ka një goditje të mirë, por gjithmonë ka parasysh pasimin e fundit, pasimin vendimtar, mw ka ndodhur edhe mua. Por, ka momente që ai e kupton dhe gjuan. Sot shënoi një gol të madh”.
Xavi pati ankesa edhe në referim, duke dërguar një mesazh te gjyqtarët e ndeshjes
Më vjen inat se më duket ata kujtojnë se jam duke luajtur ende. Gjyqtarët duhet të kuptojnë se duhet të jenë të qetë. Unë i besoj shumë ndershmërisë së referimit tw tyre. Nuk më pëlqen të flas më shumë, ata duhet të flasin. Gonzalez Fuertes ju mund ta pyesni pse fishkëlleu ose çfarë pa. Por, unë nuk mund të flas në emër të gjyqtarëve, unë besoj në ndershmërinë e tij”.
Së fundi, ai tha se “të paktën ne do të përpiqemi të fitojmë La Ligën. Kur nuk varet nga vetja, ne duhet të shikojmë tjetrin. Është e vështirë për Madridin të dështojë kaq shumë, por ne do të përpiqemi deri ne fund
Pas kësaj fitoreje, Barcelona është ngritur në vend të dytë në renditje, me pikë të barabarta me vendin e tretë dhe të katërt (Atletico Madrid dhe Sevilla) dhe me 12 pikë prapa liderit Real Madrid.
🎙 Xavi talks about the win over Sevilla pic.twitter.com/ap8zhW6lLo
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 4, 2022