Deontay Wilder ka lënë të kuptohet gjatë një videoje 90 sekonda që ka postuar pas humbjes në Las Vegas fundjavën e kaluar, se trilogjia me Tyson Fury do të ndodhë.
Wilder ka theksuar se është mbret dhe se nuk do të shkojë askund por do të kthehet edhe më i fortë.
“Mbreti juaj është këtu dhe nuk do të shkojë asgjëkundi, sepse lufta sapo ka filluar. Do të ngrihem përsëri. Jam i fortë. Unë jam një mbret. Nuk mund ta marrësh krenarinë time. Unë jam një luftëtar. Unë jam një mbret që nuk do të dorëzohet kurrë, do të luftoj deri në vdekje. Unë do të çohem si një feniks nga hiri dhe do të rifitoj titullin. Do t’u shoh përsëri në disa muaj, lufta sapo ka filluar”, ka thënë Wilder.