Dillian Whyte thotë se Tyson Fury është duke ikur prej tij nga frika që e ndien në palcë, por e paralajmëroi kampionin e botës në kategorinë e rëndë se nuk ka ku t’i ikë, menjëherë pasi promotori i britanikut la të kuptohet se do ta shfuqizojë meçin mandator për titull në këtë divizion.
Zyrtarët e WBC-së i kanë thënë boksierit Whyte në muajin maj se ai mbetet i pari në rend për të luftuar për titull në këtë divizion kundër Furyt në shkurt të vitit 2021.
Whyte është në pritje të mundësisë për të luftuar për titullin e kampionit të botës që një kohë shumë të gjatë.
Por promotori i Fury, Arum, këmbëngul se do të mbajë bisedime me organin qeverisës për ta shtyrë dhe madje për ta anuluar tërësisht këtë meç.
Pas këtij lajmi, Whyte ka thënë për Sky Sports: “Arum po flet broçkulla. Sikur të më përfaqësonte mua ai, unë do të bërtisja më zë shumë të lartë se ai është përfaqësuesi më fals në histori të boksit. Unë i kam gati 1.000 ditë si numër një i botës dhe ende nuk më është dhënë mundësia për të luftuar për titull, ndërsa Fury mezi e mundi numrin 31 të botës Otto Wallin para vetëm 3.500 njerëzve dhe pastaj ia bënë dhuratë pozitën time të mandatarit pa luftuar kundër një eliminatori e lërë më një eliminatori final”.
“Arun po përpiqet ta shtyjë meçin e mandatorit edhe më shumë. Kjo është gabim dhe nuk ka asgjë të bëjë me Covid-19”.
Whyte shtoi: “Askush nuk më përmend mua sepse kanë frikë nga unë. 100% do ta rrihja Furyn. Ai e di këtë dhe pikërisht për këtë nuk dëshiron të ballafaqohet me mua. Ai më ka ikur në të kaluarën dhe po më ikën tani nga frika që e ndien në palcë”./Klina.info/