WhatsApp vazhdon së prezantuari veçori të reja në aplikacionin e tij dhe tani ka ardhur një tjetër veçori e dobishme dhe praktike.
Drejtori i kompanisë Meta, e cila zotëron WhatsApp, Mark Zuckerberg, njoftoi mbështetjen e ndarjes së ekranit gjatë video-telefonatave. Emri i këtij opsioni flet vetë dhe mund të përdoret për të ndarë dokumente, foto ose çdo gjë që gjendet në ekranin e pajisjes.
Ky funksion ka qenë në zhvillim për disa muaj dhe u bë i disponueshëm për testuesit beta në maj. Mund të qaset duke zgjedhur ikonën Share, dhe pas kësaj është e nevojshme të zgjidhni nëse përdoruesi dëshiron ta ndajë pamjen e një aplikacioni specifik ose të gjithë ekranin.
Nëse kjo tingëllon e njohur, ndoshta është sepse Zoom dhe Google Meet kanë veçori të ngjashme të ndarjes së ekranit.
Në këtë mënyrë, WhatsApp mund të dëshirojë të futet në territorin e biznesit të aplikacioneve të përmendura, por funksioni i ri patjetër do të jetë i dobishëm. Për shembull, mund të ndihmojë një përdorues më me përvojë që ta ndihmojë në distancë një person tjetër me një problem teknik dhe të ngjashme.
Duhet thënë se funksioni i ri po arrin dalëngadalë tek të gjithë përdoruesit, ndaj disa prej tyre ende nuk e kanë marrë atë.
Përveç ndarjes së ekranit, WhatsApp mundëson gjithashtu modalitetin e peizazhit për thirrjet video./Klix.ba