Është mësuar kundërshtari i Werder Bremenit në ndeshjen e barazhit.
Kundërshtar i ekipit të Rashicës për një vend në Bundesliga 1 do të jetë skuadra e Heidenhemit.
Kjo skuadër është renditur në pozitën e tretë në Bundesliga 2.
Werder Bremeni ndeshjen e parë do e zhvillojë në shtëpi më 2 korrik.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 6 korrik.
Në fakt, këto mund të jenë dy ndeshjet e fundit të Milot Rashicës në fanellën e Werder Bremenit, pasi pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës.