Walker e njofton Milanin për kushtet personale

Kyle Walker ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City dhe dëshira e tij është të qëndrojë në Evropë.

Kapiteni i Manchester Cityt, Kyle Walker është duke negociuar me Milanin për një lëvizje në Itali.

Nicolo Schira raporton se mbrojtësi anglez po kërkon një kontratë deri në vitin 2027 me një pagë prej 4 milionë euro në vit, plus bonuse.

Walker thuhet se dëshiron të lëvizë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ka marrë një ofertë fitimprurëse nga një klub i Arabisë Saudite.

Më herët u raportua gjithashtu se Walker kishte diskutuar një lëvizje të mundshme në Milan me Zlatan Ibrahimovic.