VV në Klinë, shpallë zgjedhjet e brendshme për pozicionet drejtuese të nivelit të dytë organizativ

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Klinë ka bërë të ditur se, ka shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatët për pozicionet drejtuese të nivelit të dytë organizativ në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Ky është njoftimi:

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në nivelin e parë organizativ, në Pika, ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të shtrira në lagje e fshatra, në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE!, nga sot, shpallë zgjedhjet e brendshme për nivelin e dytë organizativ, që përfshinë kandidatët për:
– Kryetar/e Qendre
– Kryetare të GVV në Qendër
– Kryetar/e të RVV në Qendër.

Komisioni Zgjedhor i Ad-hoc i Qendrës (KZAQ) njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, qendra Klinë të cilët janë të interesuar për të kandiduar për pozicionet e lartëcekura, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga sot, 15 gusht deri më 22 gusht 2022.

Kandidatët e interesuar për të kandiduar, deklaratën e kandidaturës mund ta marrin në zyrën e qendrës dhe të njëjtën ta dorëzojnë te Komisioni Zgjedhor i Ad-hoc i Qendrës (KZAQ), ashtu siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti më demokratik e më transparent sa i përket vendimmarrjes, veprimtarisë e organizimit. Në frymën e demokracisë së brendshme ne urojmë për një proces zgjedhor sa më të mirë dhe ftojmë për përfshirje sa më të madhe rreth këtij procesi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Klinë
15 gusht 2022