Kryesia e degës së Vetevendosjes ne Klinë e prirë nga kryetari i saj, Xhafer Berisha Deputet Valon Ramadani Dimal Basha Enver Haliti Elbert Krasniqi Agon Batushame me rastin e 28 Nëntorit, festës së shumëfishtë kombëtare, kanë zhvilluar homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit.
Postimi i plotë i vv dega Kline
Për nder të festave të Nëntorit, sot, Kryesia e Qendrës sonë, bashkë me deputetë e aktivistë, përkujtuan dhe nderuan veprën heroike të dëshmorëve të qytetit tonë.
Ata bënë homazhe tek busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, tek shtatorja e heroit të kombit Mujë Krasniqi-Komandat “Kapuçi”, si dhe tek Kompleksi Memorial “Kodra e Kuqe”, në Grabanicë.
Lëvizja VETËVENDOSJE-Qendra Klinë, ju uron festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!
Një urim të veçantë për bashkëveprimtarin tonë, Rexhep Selimi, i cili bashkë me Heroin Mujë Krasniqi e Daut Haradinajn, në 28 Nëntor 1997, paraqiti për herë të parë publikisht UÇK-në, urojmë që ai dhe luftëtarët e tjerë të akuzuar të dalin ballëlartë nga këto gjygjet e reja speciale.