VV në Klinë, mesazhe vetëdijësuese për 8 Marsin

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Klinë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përfaqësuese dhe aktiviste të Qendrës kanë shpërndarë mesazhe sensibilizuese në qytetin e Klinës.

Ky është njoftimi në FB:

Dita Ndërkombëtare e Gruas përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt me 28 shkurt 1909, në manifestimin e madh, në Nju Jork, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar. Ndërsa 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”

Në këtë ditë kujtohen arritjet e kushteve sociale, politike dhe ekonomike të grave në botë por edhe dhuna dhe abuzimi që shumë gra janë ende duke e vujatur.

Edhe pse sot vetëdijësimi dhe promovimi i të drejtave të grave është në progres e sipër ende ka shumë punë e angazhim për t’u bërë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra Klinë