Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Klinë përmes një reagimi ka bërë të ditur se kundërshton mosmbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal me rastin e 18 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Komunës së Klinës.
Ky është reagimi:
Komuna e Klinës, nën përkujdesjen e kryetarit Elezaj, nuk e kanë konsideruar të arsyeshme që në Ditën e Çlirimit të komunës tonë të mbahet Seancë Solemne lidhur me këtë datë të rëndësishme historike.
Kërkojmë nga kryetari i komunës dhe personat tjerë përgjegjës që menjëherë ta sqarojnë këtë çështje si dhe të organizohet sa më parë mbajtja e Seancës Solemne, sepse nderi dhe lavdia u takon dëshmorëve që dhanë jetën për liri.