VV në Klinë i reason Sokol Bashotës, pasi ky i fundit përmendi edhe këtë parti kur kritikoi qeverisjen në Klinë

VV dega në Klinë i ka bërë një reagim ish-kryetarit të Klinës, Sokol Bashota pas statusit të këtij të fundit.

Bashota ka kritikuar raportin e punës për vitin 2022 të kryetarit aktual Zenun Elezajn.

Ai për Elezajn ka thënë shumë fletë dhe pak punë.

Derisa ai ka përmend edhe VV në Klinë, si parti në koalicion me AAK në këtë komunë.

Ky është reagimi i VV, dega në Klinë:

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë Sokol Bashota lajmërohet pas një letargjie dhe flet si opozitar

Të nderuar qytetarë të Klinës,
Sot kryetarit të Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, me qëndrim rezident në Prishtinë, siç duket i është dashur një muaj kohë për të lexuar raportin e punës së Zenun Elezajt, për vitin 2022 dhe për të deklaruar se ne si Qendër kemi përjashtuar një aktivist që qenka punësuar në biblotekë.

Kjo është plotësisht e PAVËRTETË, është shpifje dhe është lehtë e verifikueshme në faqen tonë.

Për më tepër j’a rikujtojmë z. Bashota që me datë: 28.02.2023 këshilltarët komunal nga radhët e PDK-së e kanë votuar pro po të njëjtin raport të ekzekutivit që ai po e “kundërshton”, gjithashtu kanë votuar pro edhe komisionin për përzgjedhjen e drejtorëve.
Përveç tjerash kanë votuar pro edhe buxhetin 2023-2025, me 23.09.2022.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra Klinë