Sot, në vazhdën e aktiviteteve të muajit Mars, koordinatorja e Degës së VV-së në Klinë, Teuta Mulaj së bashku me asambleistet Valmire Krasniqi dhe Lirie Gashi mbajtën takim me gra aktiviste dhe gra tjera të suksesshme në arsim, shëndetësi e biznes.
“Në këtë takim me prezencën e saj na nderoi edhe drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste znj. Nazan Kërveshi”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Klinë.
Koordinatorja Mulaj duke i falënderuar për pjesëmarrjen znj. Kërveshi dhe të gjitha pjesëmarrëset tjera me theks të veçantë trajtoi përfshirjen dhe rolin e gruas në strukturë.
Ajo i mirëpriti anëtarësimet e reja dhe i inkurajoj të gjitha gratë që të bëhen pjesë e procesit të zgjedhjeve të brendshme, proces i cili ka filluar nga 15 Marsi dhe ku secili anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të ketë të drejtën për të votuar dhe për t’u kandiduar.
“Znj. Kërveshi theksoi që Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë i ka edhe dy organet e reja: Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për VETËVENDOSJE!, të cilat janë votuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm dhe do të jenë pjesë e zgjedhjeve të brendshme”, thuhet tutje në postim.
Gjithashtu u diskutua edhe për problematikat dhe sfidat e grave në biznes, problematika të cilat do të adresohen në ministri pëgjegjëse.