VV MBYLL FUSHATËN: MBETËMI STOIK, JO FABRIKËS SË ÇIMENTOS NË GREMNIK

Mbyllja e fushatës sonë❤️

Kandidati ynë për kryetar komune, kandidatët për Kuvend Komunal, si dhe aktivistët e vullnetarët ishin të pranishëm në fundin e fushatës sonë të suksesshme.

Kandidati ynë, Prof. Dr. Lulzim Dragidella, aty ndër të tjera tha: Jemi pak orë para ditës së zgjedhjeve, përkatësisht para zgjidhjes së problemeve dhe halleve, të cilat qytetarët e Klinës i kanë ndarë me ne gjatë kësaj fushate.

Tani kanë mbaruar fjalët por do të jetë në dukje vetëm puna dhe rezultati i saj në qeverisjen tonë të përbashkët me qytetarin dhe për qytetarin. Për Komunën e Klinës pa korrupsion, pa klientelizëm dhe të depolitizuar në secilin sektorë.

Andaj, më 17 tetor votoni për të ardhmen tonë të përbashkët, për fëmijët që i kemi e për qytetin tonë Klinën. Pra, votoni Lëvizjen VETËVENDOSJE!✅

#BashkëQeverisim144🤝😍
#ProfDrLulzimDragidella🗳1️⃣4️⃣4️⃣