Lëvizja “Vetëvendosje” i ka dërguar një letër zyrtare Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Zyrtarë të partisë së Albin Kurtit kanë lënë një letër në Selinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë.
Kjo letër lidhet direkt për çështjen e presidentit.
Ndryshe, kandidatja për presidente nga LVV-ja padyshim se do të jetë Vjosa Osmani, e cila mori mbi 300 mijë vota në zgjedhjet e përgjithshme.