Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas sulmit fizik që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.
Në disa pamje të publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, shihet kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke buzëqeshur.
“I patrembur para krimit të 20 vjetëve”, shkruan VV-ja, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se përpara se të niste përleshja fizike në kuvend, fjalën e kishte kryeministri Kurti, e që më pas u sulmua me ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.