VV-ja e para në garën për kuvende komunale, LDK e dyta dhe PDK e treta
Sipas të dhënave të publikuara nga Eugen Cakolli nga Transparency International Kosova, Lëvizja Vetëvendosje është e para në nivel vendi me 22,5 përqind të votave për asamble komunale.
LDK-ja është e dyta, me një përqindje të ngushtë, vetëm me 0,03 përqind.
Partia Demokratike është e treta sa i përket garës në kuvende komunale në nivel Kosove me 22 përqind.
Pas tyre radhiten AAK me 11,9 përqind, Lista Serbe me 7,6 përqind, NISMA me 2,5 përqind, AKR me 1,2 përqind dhe subjektet tjera me 9,7 përqind.