Kryetari i LV në Klinë z. Xhafer Berisha mbrëmë ka shtruar iftar. Të pranishem ishin Bashkësia Islame në Klinë, imam të Komunës sonë, qytetarë e aktivistë të LV.
Mesazhi që përcolli Kryetari z.Berisha ishte:
“Në këtë muaj, besimtarët e fesë Islame braktisin ushqimin, pijen dhe epshet, pra nga ky muaj le të marim mësim se si ti thyejm egot mbrenda nesh. Nga lakmia buron thuajse çdo e keqe. Të triumfoj toleranca, respekti e dashuria midis njerëzve të qytetit tonë.
Le të jetë Klina një vend ku jetohet e punohet me dinjitet.
Qytetarëve të Klinës, të besimit mysliman iu uroj agjerim të lehtë ditëve në vazhdim.”