Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së sot.
Ai ka treguar se në këtë takim është folur rreth mundësisë së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.“Lidhur me zhvillimet e fundit pas thirrjes së senacës për të hënën. Në konsultimet sot të organizuara shkojnë në funksion të shterrjes së të gjitha mundësive që në bashkëpunim me partnerin e definuar tashmë Vetëvendosjen të angazhohemi bashkërisht për t’i dhënë vendit ekzekutiv, institucione funksionale dhe shpresë për qeverisje më të mirë.”, tha HaziriHaziri më tutje është shprehur se po punohet që të arrihet marrëveshja gjatë këtyre 3 ditëve, para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.“Këto konsultime të ditës së sotme janë në funksion të marrëveshjes politike me Lëvizjen Vetëvendosje sepse LDK nga fillimi e ka dhënë këtë kontribut të sinqertë në këto negociata jo të lehta. Ne kemi arritur t’i përmbyllim të gjitha çështjet që na kanë dalluar në një dokument voluminoz, që është marrëveshje politike e përgatitur”, tha më tutje Haziri.Haziri tha se të gjitha çështjet janë zbardhur përveç pozitës së kryeparlamentarit duke lënë të kuptohet se VV dhe LDK janë pajtuar për çështjen e presidentit.“Jemi në përpjekje që sonte, nesër dhe pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në ndarjen e roleve dhe përgjegjëve tona kushtetuese, duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq LVV dhe kryeministri në ardhje Albin Kurti. Ndërsa LDK mbetet e fokusuar në përgjegjësi në këtë fazë në Kuvendin e Kosovës dhe ky është dallimi i vetëm që është mbetur të definohet. Çështjet tjera kanë marrë zbardhje, kanë marrë dakordim të të dy palëve ose ekipeve.”, tha Haziri duke lënë të kuptohet se kryeparlamentari është pozita e vetme për të cilën nuk janë pajtuar, ndërsa nuk ka përmendur Presidentin.“Ne do të vazhdojmë natyrisht të takohemi, të bisedojmë, të negociojmë dhe të sjellim eventualisht një marrëveshje që të hënën na bën me ekzekutiv të ri që merr detyra me realizu planprogramin qeverisës që është i bazuar në 5 shtylla reformuese që është process dhe detyrimisht duhet t’i jepë Kosovës input zhvillimor dhe perspektive për të rinjtë”, tha Haziri në fund.