VV Dega në Klinë në krye me kandidaten për deputete Teuta Mulaj vizituan institucionet e sigurisë dhe ato shëndetësore në natën e ndërrimit të moteve

Në prag të ndërrimit të moteve, kryetarja e Qendrës, njëherësh edhe kandidate për deputete, znj. Teuta Mulaj, së bashku me asamblisten, znj. Valmira Krasniqi, dhe anëtarët e kryesisë, z. Xhevxhet Berisha dhe z. Xhafer Berisha, vizituan institucionet kyçe të sigurisë dhe shëndetit publik në Klinë.

Ata vizituan Stacionin Policor, Njësinë e Zjarrfikësve dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) për të shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tyre për punën e palodhshme të këtyre institucioneve, sidomos gjatë periudhës festive.

Gjatë vizitës, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe qytetarëve për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Po ashtu, u shprehën urimet për një vit të ri të suksesshëm dhe të mbushur me arritje.

Këto vizita janë dëshmi e përkushtimit ndaj qytetarëve dhe mbështetjes për ata që kontribuojnë për sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Klinë