Një zënkë brenda një familjeje në fshatin Vërrnicë të komunës së Vushtrrisë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku janë përfshirë dy vëllezër,
Sinjali mëson se një 18-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij të madh, duke e goditur me shkop druri, e më pas ka ikur nga shtëpia. Por me t’u kthyer sërish në mbrëmje, e ka sulmuar prapë, duke i shkaktuar atij lëndime trupore, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe 18-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.