Një grua ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë vjedhur një lavatriqe.
Sipas raportit 24 orësh, lavatriqja është gjetur në një hekurishte dhe i është kthyer pronares.
“Rr. Ismail Qemali, Vushtrri, 13.03.2022-09:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë vjedhur një lavatriqe. Lavatriqja është gjetur në një hekurishte dhe i është kthyer pronares ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.