Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë sot ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit prej 120€ për fëmijët e porsalindur,
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.
“Prindërit mund të shkarkojnë formularin e aplikimit online në web faqen e komunës dhe ta dorëzojnë atë bashkë me dokumentet përcjellëse në zyrën pritëse të komunës”, thuhet në njoftimin e tij.