Sot në gjithë botën po festohet 8 Marsi e cila njihet edhe si Festa e Gruas.
Edhe Vullnetarët e Qendrës Rinore në Klin, kanë organizuar një aktivitet, të cilët kanë shpërndarë lule kreative për gratë në këtë komunë.
Ky është njoftimi i kësaj qendre:
Më 8 mars të vitit 1910 në SHBA , Kanada e në vende të tjera të botës u bënë protesta të mëdha për të drejtat e gruas dhe pikërisht atë ditë të drejtat e gruas dhe të burrit janë të drejta. Tradicionalisht për çdo 8 mars fëmijët në shumë vende të botës ju dhurojnë nënave të tyre lule e gjëra të tjera ne shenjë dashurie për nënën.
Vullnetarët e Qendres Rinore kanë punuar lule kreative, të cilat janë shpërndarë për gratë e qytetit të Klinës. Shpërndarja e lulëve ka për qëllim të gëzojm dhe respektojm të drejtat e grave.
Urime 8 Marsi