Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Ai tha se në atë takim është analizuar gjithçka që po ndodh në Kosovë.
Vuçiq ka deklaruar se sot për shkak të situatës në veri të Kosovës, ka qenë dita më e vështirë për të.
“Ne jemi të shtypur pas murit, për mua kjo është sigurisht dita më e vështirë që kur kam qenë president dhe kryeministër, ndoshta nata më e vështirë më pret”, tha Vuçiç për RTS.