Vuçiq, Quintit: S’mund të na poshtëroni kurrë më për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka reaguar ashpër bashkësisë ndërkombëtare që po i kërkon marrëveshje me Kosovën.

“Ata duan që të ketë marrëveshje ku ne humbim krejt e ata (Kosova) fiton gjithçka. E kështu nuk mundet. Ka kaluar koha kur na keni poshtëruar, më kurrë s’mund të na poshtëroni”,tha ai trasnsmeton Klankosova.tv.

Kjo deklaratë u përcoll me duartrokitje të gjatë në seancën e Partisë Përparimtare të Serbisë ( SNS) ku Vuçiq është kryetar e nga e cila po dalin emrat e rinj të ministrave në Qeverinë e Serbisë.