Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë.
Vuçiq ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka falënderuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke thënë se marrëveshja tani do të jetë një tjetër hap drejt stabilizimit të rajonit.
“Dua t’i falënderohem presidentit Trump dhe të dërguarit special Grenell për interesimin e tyre për të arritur një zgjidhje për rajonin. Po ashtu, ky është një lajm i mirë për lëvizjen e lirë të mallrave”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve.
“Nuk ka qenë e lehtë andaj jam i lumtur kur e shoh arritjen që kemi bërë sot falë jush zotëri Grenell. Mendoj se ky është një hap drejt stabilizimit të rajonit”, shtoi ai.