Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka bërë kërkesë gjatë vikendit për të vizituar Kosovën. Por, autoritetet kosovare ia kanë refuzuar këtë kërkesë.
E pas refuzimit të kërkesës së tij, kanë filluar shakatë me presidentin serb.
Në rrjete sociale po qarkullon një foto e një gruaje të ulur në autobus, e që i ngjason Vuçiqit.
Vuçiq maskohet si grua për t’u futur në Kosovë pa leje 😂😂”, është mbishkrimi i kësaj fotoje.
Nuk dihet nëse gruaja ngjason vërtetë me Vuçiqin apo është përdorur fotoshop.
Ndryshe, Ministria e Jashtme e Kosovës e kishte konfirmuar kërkesën e zyrës së presidentit serb, por kishte thënë se nuk do t’ja japë lejen për të vizituar Republikën e Kosovës.
Bashkë me Vuçiç, pritej që në Kosovë të mbërrinte edhe ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin, ish-shefi i zyrës për Kosovën Marku Gjuric dhe shefi aktual i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.