Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur goditje të rëndë refuzimin që Qeveria e Albin Kurtit i bëri moslejimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Qeveria e Albin Kurtit nuk është duke lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Kjo ka nxitur reagime nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka anuluar të gjitha tubimet elektorale për ditën e sotme me arsyetimin se “situata në Serbi është e vështirë”.
Gazeteta beogradase, “Blic.rs” shkruan se Kurti nuk dëshiron organizimin e zgjedhjeve 3 prillit në territorin e Kosovë.
“Kjo është një situatë shumë e rëndë për vendin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova”, ka deklaruar Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Kujtojmë se me 3 prill, në Serbi do të mbahen zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale për disa komuna, përfshirë Beogradin.
Ndërsa, zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë të martën, më 22 mars, në konferencën për shtyp të Komisionit Evropian, se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për atë që ai e ka quajtur “vendim të Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it”, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.
Vendet e Quint-it janë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca.
“BE-ja ka vepruar si lehtësues, përfaqësuesi i Lartë ishte i angazhuar në kontakte për të gjetur marrëveshje për zgjidhje praktike që do t’u mundësonte qytetarëve me dyshtetësi të marrin pjesë në zgjedhje. Kemi bërë përpjekje të gjejmë zgjidhje praktike duke përdorur analogjitë që ishin vendosur në votime në të kaluarën”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.