Gjatë një vizite në punimet për rinovimin e qendrës multifunksionale kreativo-inovatore Lozhionica, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka dalë në mbrojtje terroristëve që kryen sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Ai e ka quajtur grupin e Milan Radoiçiqit mbrojtës të votrës së tyre.
Dhe në lidhje me Banjskën, kemi ardhur në përfundim se të gjithë ata që armatosin FSK-në dhe që shkelin Kartën e OKB-së mendojnë se nuk do të mbajnë kurrë përgjegjësi për të. Ju intereson si ta dënoni Serbinë sepse disa serbë e mbrojtën votrën. Ata që kanë shkelur ligjin do të përgjigjen para gjykatave kompetente”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka akuzuar edhe ndërkombëtarët që kërkuan përgjegjësi për sulmin e Banjskës.
“A ka njeri që nuk ka shkruar gjërat më të këqija për ne pas Banjskës. Ata janë gjithmonë kundër Serbisë dhe gjithmonë kanë nënshkruar gjithçka kundër nesh”, tha Vuçiq.