Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të kërkojë nga NATO të lejojë vendosjen e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Këto deklarata, Vuçiq i bëri në një konferencë për media.
Megjithatë, presidenti serb nuk u tregua shumë optimist për këtë.
Ai tha se një kërkesë e tillë nuk ka gjasë të aprovohet.
Vuçiq tha se këtë kërkesë do t’ia bënte me një letër komandantit të forcës së NATO-s FORK.