Në Holandë i është bërë atentat presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë Festim Lato.
Për atentatin e Festim Latos, familjen Lato në Vlorë e ka njoftuar edhe policia holandeze.
Qeveria e Republikës së Çamërisë, me kryeministrin Ali Aliu, i ka shprehur ngushëllime familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij.
KOMUNIKATË PËR MEDIA E KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË
Atentat ndaj Presidentit të Republikës së Çamërisë në Holandë
Në Holandë iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për atentatin e Festim Latos, sot familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e pikëlluar, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë i Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë tu bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm!
Kryeministri i Republikës së Çamërisë
z. Ali Aliu