Një tjetër i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në burgun e Trikallas në Greqi. sipas burimeve nga mediat helene ai është Ergest Alija, 29 vjeç, me origjinë nga Librazhdi. Shqiptari u qëllua me thikë për vdekje nga dy të burgosur rusë.
Sipas të njëjtave burime, rrethanat e krimit janë ende të pazbardhura. Njëri nga rusët që ka qëlluar për vdekje shqiptarin, ka tentuar më pas të vrasë veten. Edhe pse Alija u dërgua në spital, ai nuk mundi të shpëtonte pasi kishte plagë të rënda në gjoks.

