Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal, është vrarë mëngjesin e sotëm në Tivar të Malit të Zi.
Sipas mediave malazeze, viktima është Edmond Mustafa.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marshall Tito”, ndërsa policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të autorëve.
Sipas mediave në kohën e vrasjes, bashkë me viktimën ishte edhe një grua.
Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesi është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë.