Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është therur me thikë në lagjen “Tusus” në Prizren. Ngjarja ka ndodhur pas orës 15:00, pas një përleshjeje fizike.
Rastin e ka kofirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka konfirmuar se dy vëllezër janë arrestuar si të dyshuar për rastin.
“Rreth orës 15:52 Policia ka marrë informacion për një person të lënduar fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit, dhe pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes është konfirmu nga mjekët se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e ftohtë, thika. Ka qenë përleshje ndërmjet 3 personave. Dy vëllezër janë arrestuar si të dyshuar”, ka thënë Osmanollaj.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, Policia e ka gjetur thikën e cila është përdorur në këtë krim dhe e ka konfiskuar atë për ta trajtuar rastin.
Rrethanat tjera dhe motivi i krimit nuk dihet ende.