Një 33 vjeçar nga Kosova është vrarë mbrëmë me thikë në një rrugë të qytetit të Firencës në Itali.
Ngjarja kishte filluar në një kafene në Via Faenza, që gjendet në qendrën historike të qytetit.
Autoritetet kanë arrestuar si të dyshuar për vrasje një 39 vjeçar nga Tunizia me të cilin shqiptari nga Kosova kishte filluar përleshjen brenda lokalit.
Ngjarja më pas ishte zhvendosur në rrugë ku tuniziani kishte goditur kosovarin me thikë disa herë.
33 vjeçari nga Kosova me plagë të rënda ishte dërguar në spital, ku rreth orës 4 të mëngjesit ishte konstatuar se nuk kishte mundur t’iu mbijetojë plagëve që kishin sjellë edhe vdekjen e tij.
Siç raportojnë mediat italiane, arsyet e përleshjes duket të jenë banale.
Firenze Today raporton se i ndjeri nga Kosova ishte me profesion kamarier, ndërsa vrasësi nga Tunizia, kuzhinier.