Kanë ndërruar jetë dy personat, që u goditën me armë zjarri në Velipojë. Lajmi është konfirmuar nga policia, e cila thotë se shtetasit Arsid Hoxha edhe Ersild Ishmi, janë goditur nga dy vëllezër.
Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, në afërsi të stacionit të autobusëve të Velipojës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.