Të enjten është arrestuar një person në fshatin Vidëj të Klinës pasi që i njëjti kishte vrarë një qen duke shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, nga i dyshuari janë konfiskuar dy pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë, dy fishekë të kalibrit 12 GA, 28 fishekë të kalibrit 9mm dhe dy leje të armëve me afat të skaduar.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.