Petrit Lekaj i cili pak kohë më parë është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Adelaides.
Në korrik të vitit të kaluar në automjetin e tij ‘Mercedes’ ai masakroi me thikë vajzën e tij Sabrina Lekajn.
Ai u gjet edhe vetë i plagosur, ndërsa ka thënë në gjykatë se krimin e kreu pasi vajza e tij nuk i njihte sakrificat që ai kishte bërë për ta rritur.
Më pas ai u mbyll në një spital psikiatrik ndërkohë ka pasur një të shkuar kriminale pasi është kapur dhe gjobitur disa herë për kultivim kanabisi.
Natën e vrasjes, Sabrina kishte dalë të festonte me shoqet në lokal.