Një vrasje e rëndë ka tronditur Skenderajn orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një lokal në fshatin Runik.
Burime të Indeksonline pohojnë se viktima është 39 vjeçari Nexh Loshi, nga fshati Premishtë i Skenderajt, djali i pronarit të lokalit.
Ndërkohë, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, ka thënë mes të tjerash Zahiti./