Vrasja në Klinë, vjen reagimi i kryetarit Zenun Elezaj

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka reaguar me dhimbje të thellë pas ngjarjes së rëndë që ka tronditur Klinën.

Në një reagim përmes facebook, ai shprehu pikëllimin e tij për humbjen tragjike të jetës së Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.

“Me dhimbje e pikëllim të madh e kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbetën të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë. Ky lajm i papritur dhe i dhimbshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve,” ka deklaruar Elezaj.

Në emër të tij dhe të komunës së Klinës, kryetari Elezaj ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Shlivova, miqtë dhe të gjithë ata që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin.

Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar reagime të shumta në komunitet, duke i tronditur banorët e zonës dhe mbarë vendin.